Eljesa Haxhiu rrëmben çmimin e parë në garën kombëtare amerikane të kulinarisë

24 Dhjetor 2016 - 17:04      

Shqiptarja nga Kosova ka fituar një garë kombëtare në SHBA për recetën të rosës të krijuar nga vetë ajo.

Eljesa Haxhiu ka diplomuar në programin e arteve të kulinarisë në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it, Georgia, SHBA. Ajo fitoi çmimin e parë në garën vjetore “Maple Leaf Farms Annual Discover Duck Recipe”, raporton “Gwinnettdailypost”.

Receta e saj fituese, në garën e mbajtur këtë muaj, ishte një kombinim i mishit të rosës të përzier me oriz, pure, salcë cilantro ananasi dhe djathë Cotija, transmeton Koha.net.

Haxhiu fitoi edhe 10,000 dollarë për çmimin e parë.

Recetat janë vlerësuar nga shija, kreativiteti dhe origjinaliteti, saktësia dhe metodologjia.

Haxhiu më parë ka fituar edhe garën e divizionit të studentëve më 2014 me recetën e saj që në përbërje kishte po ashtu rosën e përzier me djathë dhie. Ajo kishte fituar 2,500 dollarë ndërsa Programi i Kulinarisë në Kolegjin Gwinnett kishte fituar 1,000 dollarë produkte të mishit të rosës nga “Maple Leaf Farms”.

“Maple Leaf Farms” është prodhuesi më i madh i produkteve cilësore të mishit të rosës në vend.

Këtë vit, ajo u kthye për të garuar si profesioniste. Ajo tani punon në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it.

“Është ndjenjë e mirë të fitosh në një kategori profesionale sepse kur isha studente, më thoshin se receta ime studentore do të kishte mund të fitonte edhe në kategorinë profesionale atëherë, por meqë isha studente, nuk kisha mundësi të konkurroja në atë kategori. Për këtë arsye vendosa të provoja edhe njëherë”, thotë ajo, transmeton Koha.net. “Ishte ndjenjë e mrekullueshme të fitoja kësaj radhe në kategorinë profesionale, por edhe shumë stresuese. Fillimisht më njoftuan se kisha hyrë në top-pesëshen, ndërsa një javë më vonë më thanë se jam fituese e përgjithshme. Ishte një moment shumë mbresëlënës”.

Haxhiu është nga Kosova, dhe është rritur në një traditë familje të përgatitjes së ushqimeve bashkërisht.

Kjo edhe e kishte inspiruar atë të trajnohet për t’u bërë kryekuzhiniere në “Gwinnett Tech”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...