Haradinaj: Pushteti po do që problemin nga muri ta zhvendosë te Bahtiri

24 Dhjetor 2016 - 14:27      

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në vizitë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin folën për gjendjen e krijuar pas ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës.

Pas takimit lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në Mitrovicë duhet të ulen flamujt partiakë, pasi që është qytet me interes nacional.

“Nga debati i djeshëm në Kuvend, e pashë një tendencë të pushtetit që me kthy në problem kryetarin e jo murin, kjo nuk është në rregull. Muri është një gabim nga komuna e Mitrovicës së veriut. Është e papranueshme me i fokusu energjitë negative te kryetari i Mitrovicës së jugut, sepse kjo është e padinjitetshme, sepse muri është përgjegjësi e Qeverisë”, tha Haradinaj, përcjell Veriu.info.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se PDK-ja nuk e ka problemin tek muri, por te koalicioni i tij me Vetëvendosjen. Kjo sepse, sipas tij, ai do të jetë fitues edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kjo nuk është për murin, por për Agim Bahtirin, sepse PDK-ja po do me çdo kusht të më rrëzojë, por kot e ka. Unë i jap përgjegjësi vetëm qytetarëve, e jo Kadri Veselit”, tha Bahtiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...