24 Dhjetor 2016 - 13:29
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë janë deri në tetë orë.
Ndërsa në Mutivodë pritjet janë deri në katër orë, por gjendja më e mirë është në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh dhe Muçibabë ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 40 minuta.
Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta, që po i bën pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.
Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve që të ndërmarrin masa për të zhbllokuar situatën.
Ndërsa pritje të gjata ka edhe në kufirin Kroaci-Serbi kanë njoftuar qytetarët qe po presin atje. (Foto në ballinë)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...