24 Dhjetor 2016 - 12:33
Programi politik, lista e kandidatëve dhe historiku i partisë del të jenë ndër faktorët përcaktues për të votuar një subjekt politik.
Në këtë drejtim, të rinjtë ndërmjet moshës 17 dhe 21 vjeçare kanë deklaruar se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin nesër, do të votonin për këto parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE! 27%; Partia Demokratike e Kosovës (20%); Lidhja Demokratike e Kosovës (13%); Aleanca Kosova e Re (7%); Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (7%), Nisma për Kosovën (3%) si dhe Lista Serbe (3%).
Një numër i madh i të anketuarve prej 18% kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare. 17 vjeçarët ndonëse nuk kanë të drejtë vote në këtë kohë, ata do të mund të votojnë në zgjedhjet që sipas afateve ligjore janë përcaktuar të mbahen më 2018.
Hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3% vajza dhe 49.7% djem. Për të përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit, 71.9% e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7% serbë dhe 11.4% të tjerë, ndërsa 52.7% në zonat rurale dhe 47.3% në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74%.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...