24 Dhjetor 2016 - 11:49
Sipas të përditshmes serbe “Blic”, Stojanoviq dhe Jevtiq mund të shkarkohen nga postet e tyre, në shenjë proteste që nuk po marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ata mund të zëvendësohen pa ndonjë procedurë të veçantë, sepse sistemi i Kosovës funksionon në formën që kryeministri mund të emërojë dhe të çemërojë kë do”, thuhet nga një burim i “Blic”, që vë në pah edhe ndonjë marrëveshje të fshehtë mes deputetëve të Lëvizjes Socialiste me pushtetin kosovar, duke u vërtetuar edhe në pjesëmarrjen e ministres së re, Jevtiq në mbledhje të Qeverisë së Kosovës.
Mes disa prej përfaqësuesve të serbëve në Kosovës, sipas burimit të gazetës serbe, është ndezur “luftë” dhe kjo nuk ka pikë dyshimi.
“Serbët kanë ‘ngrirë’ pjesëmarrjen në Qeveri dhe Kuvend para disa kohe për shkak të Ligjit për Trepçën. Megjithatë Lëvizja Socialiste ka rënë dakord me Isa Mustafën që të “shkrihet” kjo gjendje dhe të kthehen në Kuvend. Ndryshimi i Mariqit është shenjë paralajmërues për këtë gjendje”, thuhet nga po ai burim.
Anëtarët e Lëvizjes Socialiste të Aleksandër Vulinit, që është në koalicion me Aleksandër Vuçiqin, kanë pranuar një thirrje nga Vulin që t’i binden Vuçiqit, në të kundërtën edhe mund të përjashtohen.
Për të gjitha këto duhet pritur deri pasnesër, e hëna e fundit e vitit 2016, kur pritet të mbahet një takim i madh në Beograd.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...