Rriten tensionet mes Listës Srpska dhe Beogradit, Gjuriq sulmon deputetët që shkuan në seancë

24 Dhjetor 2016 - 09:14      

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka dërguar mesazhe jo-miqësore për deputetët serbë që kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Teksa ka qëndruar dje në Medvegjë, Gjuriq ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi që kthimi i shpinës ndaj Serbisë prej deputetëve, që ai i quan “të vetëemëruar” të serbëve në Kosovë nuk është i spontan.

Deputetët e Listës Srpska, që morën pjesë në seancën e së enjtes, për Gjuriqin janë përfaqësues të rremë të serbëve. Ai ka vlerësuar se lëvizja e tyre ka lidhje me shuma të parave që i kanë marrë nga shqiptarët dhe shërbimet e huaja, transmeton Koha.net.

“Kjo zgjidhet në bisedimet që do t’i bëjmë me përfaqësuesit serbë, e më pas do të jetë plotësisht e qartë se kush e mbështet politikën e Serbisë dhe Qeverinë e Serbisë, a kush zgjedh Isa Mustafën si kryetar të qeverisë së tij nuk ka asnjë kredibilitet politik”, ka thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...