Përfundon pa rezultat seanca për murin në Mitrovicë, vazhdon të mërkurën

24 Dhjetor 2016 - 01:14      

Ka përfunduar pa rezultat konkret seanca maratonike e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga AAK-ja për të diskutuar për murin në veri të Mitrovicës.

Në orën 1 pas mesnatës, nuk ka pasur kuorum për ta votuar rezolutën e shkruar nga AAK-ja, e ku dy pikat e para bëjnë thirrje që të shkarkohet ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe të ndërpriten bisedimet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

Ka qenë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ai që ka lutur Lekajn dhe AAK-në që këto pika të hiqen, e të krijohet një rezolutë unifikuese e jopolitike rreth murit në Mitrovicë.

Lekaj, ka kërkuar megjithatë që Tahiri të vetëdorëhiqet, por është pajtuar që me shefat e grupeve parlamentare të harmonizohet një rezolutë.

Edita Tahiri nuk ka mbetur pa replikuar me Lekajn, duke i thënë se “nuk ka qenë AAK-ja ajo që e ka emëruar ministre për Dialog, por koalicioni i partisë së saj me PDK-në”.
“Prandaj do të konsultohem me përternim tim në koalicion, pastaj shohim e bëjmë”, ka thënë Tahiri.

Seanca ka përfunduar me marrëveshjen që para të mërkurës, Lekaj të thërras një takim me shefat e grupeve parlamentare për harmonizim të rezolutës e cila do të vihet për votim në një seancë të mërkurën.

Atë ditë pritet të mbahet seancë edhe për dy ligje për miratimin e të cilave nuk pati kuorum në seancën e sotme. Përndryshe, kjo e sotmja ishte paraparë që të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë vit.

Rezoluta e AAK-së

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...