Mustafa pranon se Telekomi nuk i ka 30 milionë euro ta paguajë dënimin

24 Dhjetor 2016 - 00:12      

Si pasojë e vendimit Tribunalit të Arbitrazhit, PTK-ja është detyruar që t’i paguajë Z-Mobiles 26.1 milionë euro, por shtuar shpenzimet tjera të gjykimit, atëherë kap vlerën 30 milionë euro.

Kjo shifër, sipas Agron Mustafës, drejtor menaxhues i Telekomit, është e pamundur të paguhet tash për tash, transmeton Koha.net.

“30 milionë euro për Telekomin e Kosovës për sot është e pamundur që të paguhen. Vendimi thotë se hyn në fuqi menjëherë”, ka thënë Mustafa në “Interaktiv” të KTV-së.

Mustafa ka thënë se do të ishte e mirëseardhur që Qeveria e Kosovës, aksionar i plotë, t’i kthejë disa para në PTK për këtë kohë të vështirë, por që do t’i kthehen përsëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...