23 Dhjetor 2016 - 23:59
“Më 16 janar 2009 nënshkruhet kontrata nga ish-menaxhmenti i asaj kohe. Problemet e para datojnë në vitin 2010, kanë qenë disa probleme që thuhet se disa veprime nuk po respektohen sipas kontratës. ARKEP-i atëkohë penalizoi PTK-në për mosrespektim të kushteve të kontratës komerciale me Z-Mobile. Menaxhmenti u pati dënuar me 50 mijë euro dhe drejtorin komercial me 2,500 euro. Problemi i parë kemi të bëjmë me vonesat nga menaxhmenti i PTK-së për liferimin e SIM kartelave te Z-Mobile, e kjo ka rrjedhur deri te padia në Arbitrazhit”, ka thënë Mustafa,t transmeton Koha.net.
Kur ka folur për numrat shtesë, 100 mijë sosh, dhe shërbimin 3G e 4G, Mustafa ka thënë se aty ka qenë pika kyçe e konfliktit.
Se ka përcaktuar këtë kontrata apo jo, dyshime të hedhura edhe nga ish-menaxheri i asaj kohe, Shyqri Haxha, Agron Mustafa thotë se edhe Arbitrazhi e ka konstatuar se ka dykuptimësi, teksa ka zbuluar se kontrata është në gjuhën angleze.
“Drejtori ligjor i PTK-së, Genc Lami Macconi, ka qenë bartësi kryesor në përpilim të kontratës. Kur dykuptimësia e kontratës është konstatuar nga Arbitrazhi, atëherë e kanë parë se si ka qenë qëllimi burimor për çka është nënshkruar kjo kontratë dhe si ka shkuar përpilimi i kontratës”, ka përfunduar Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...