Votimi i demarkacionit mbetet për vitin e ardhshëm

23 Dhjetor 2016 - 22:30      

Po përfundon për këtë vit mbledhja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seanca plenare, dhe ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi po mbetet për vitin tjetër.

Prej 1 shtatorit, kur Qeveria ka kërkuar që të tërhiqej nga rendi i ditës i seancës së asaj dite, ani pse kishte marrë dritë jeshile në Kryesi të Kuvendit, deputetët nuk e kanë pasur më në duar vendimin për kufirin perëndimor të Kosovës. Arsyetimi i atëhershëm i Qeverisë ishte se “nuk është kohë e përshtatshme”. Më vonë, mazhoranca do ta pranonte se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin.

Ratifikimi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, bashkë me rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë dy kushtet e fundit që BE-ja i kishte vënë Kosovës për liberalizim të vizave.

Demarakacioni ka qenë njëra ndër çështjet më të diskutuara në skenën politike në Kosovë, raporton Koha.net. Opozita dhe disa deputetë të shumicës janë të bindur se nga mënyra se si është vijëzuar kufiri mes Kosovës e Malit të Zi, kjo e para humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë. Pushteti këtë e ka cilësuar si “kauzë të rrejshme të opozitës”, duke mbetur e bindur se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë nga kjo marrëveshje.

Qeveria sot ka krijuar një komision të ri për matjen e territorit, të cilin po ashtu e ka kundërshtuar opozita.

Marrëveshjen e kufirit për Kosovën e kishin nënshkruar Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe Skënder Hyseni si ministër i Brendshëm.

Diskutime të ashpra po mbahen sonte në Kuvend për murin në Mitrovicë dhe ky do të jetë diskutimi i fundit në Kuvend për këtë vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...