Baftiu thotë se Kadri Veseli ka ndarë Mitrovicën

23 Dhjetor 2016 - 22:10      

Deputetja e Vetëvendosjes, Besa Baftiu ka folur për ndarjen e Mitrovicës në vitin 1999, duke përmendur një video që qarkullon në rrjete sociale.

Baftiu i është referuar një incizimi ku shihen punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit të Mitrovicës janë ndaluar nga KFOR-i të kalojnë në veri, ku ka qenë objekti i Shtëpisë së Shëndetit, transmeton Koha.net. Baftiu përmend Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Ju shiheni në atë video bashkë me Hashim Thaçin teksa u thotë punëtorëve se do të kthehen shpejt në vendet e tyre të punës dhe shihni tash se ata ende nuk jaën kthyer”, ka thënë Baftiu.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë pyetje direkte deputetes Baftiu duke i thënë “A e kam ndarë unë Mitrovicën” dhe pas disa herësh që Baftiu e bëri përgjegjës Veselin, ajo tha “Po”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...