Ligji italian ia “përzë” Shqipërisë “call center-at”

23 Dhjetor 2016 - 21:21      

Pas miratimit të ligjit nga Senati italian, duket se në Tiranë po jepen efektet e para të zbatimit të tij.

Ligji parashikon masa të ashpra ndaj këtyre bizneseve jashtë vendeve të BE-së.

Dhe pavarësisht paralajmërimit të ambasadorit italian në Tiranë, Alberto Cutillo, se ky ligj nuk rrezikon mbylljen e tyre në Shqipëri, duket se kanë nisur lëvizjet e para.

Këtë gjë e tregojnë edhe disa foto të publikuara në Facebook nga gazetari i ABC News, Flamur Vezaj, i cili flet për nisjen e shpërnguljes së tyre.

Kohët e fundit është folur shpesh edhe nga drejtuesit e këtyre kompanive në Itali se call center-at nuk do kthehen më atje, po do shpërngulen me shumë mundësi në Rumani, një vend i BE-së, ku edhe kostoja e punës është më e ulët.

Në Shqipëri deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani me mbi 25 mijë të punësuar. Por sa rrezikojnë ata? Kjo është pyetja që na shqetëson të gjithëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...