Alarmi për ndotjen e ajrit në Kosovë e vë në lëvizje ekzekutivin [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:44      

Alarmimi rreth shkallës së lartë të ndotjes së ajrit në kohët e fundit ka sjellë veprimin e parë konkret të Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e saj të fundit është miratuar plani i veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend, raporton KTV.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka përmendur një varg pikash e rekomandimesh, përmes të cilave synohet përmirësimi i cilësisë së ajrit.

“Të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për importin e veturave të vjetra, të zbatohet udhëzimi administrativ për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes, të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve që importohen dhe shiten në Kosovë”, ka thënë Ferat Shala, U.D. i ministrit të MMPH-së.

Pos rishikimit të vendimit për importin e veturave të vjetra dhe cilësisë së derivateve, Shala ka përmendur edhe mundësinë e subvencionimit të transportit publik në qendrat kryesore të vendit dhe rritjen e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla.

Komuna e Prishtinës ka gjetur shkaktarët e ndotjes së jarit dhe ka thënë se ka marrë disa masa. Komuna thotë se sipas matjeve lagjja Dardania është në një gjendje më të rëndë, ndërsa pikat tjera janë relativisht më mirë.

Ndër masat që pritët të marr komuna janë: “Inspektimi i shtuar ndaj hapësirave ku ka ndërtim dhe shqiptimi i masave të menjëhershme në rast të krijimit te pluhurit; Inspektim i shtuar ndaj bizneseve të vogla që përdorin djegie të tepruar të qymyrit dhe drunjve; Inspektim të shtuar në kontrollimin e lëndëve djegëse në bizneset e vogla dhe objektet kolektive; Pastrimi më i shpeshtë i rrugëve, Zbrazja e shpeshtuar e kontejnerëve; si dhe Ndalimi i shfrytëzimit te fishekzjarrëve.

Javën e kaluar, janë zhvilluar aksione dhe protesta në kërkim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ndërsa të tilla janë paralajmëruar në rast se nuk ndërmerren hapa konkretë për përmirësimin e gjendjes.


Alarmi për ndotjen e ajrit në Kosovë e vë në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...