Shtyhet për në korrik grumbullimi i premiumeve për sigurimet shëndetësore [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:25      

Ndonëse Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ishte këmbëngulës për të nisur mbledhjen e kontributeve për sigurime shëndetësore, shefi i tij vendosi ndryshe.

Ai nuk u bind se u bënë përgatitjet e nevojshme për të nisur ky proces dhe nga 1 janari, kur do të duhej të fillonte procesi, i njëjti është shtyrë për gjashtë muaj, raporton KTV.

Rrahmani i ka thënë KTV-së se kjo kohë do të shfrytëzohet të eliminohen disa shqetësime të ngritura nga partnerë ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe do të ketë kampanja për informim të bizneseve dhe popullatës.

Vendimin e qeverisë për të nisur mbledhja e kontributeve, të cilin e rrëzoi vetë kryeministri, duke e shtyrë për 1 korrik, e kundërshtuan shoqëria civile, përfaqësues biznesesh, e vetë qytetarët.

Kjo, pasi ministria nuk arriti të bindë ata se me kontributin prej 7 %, nga paga e secilit do të përfitojnë edhe shërbimet.

KTV-ja ka raportuar edhe një javë më parë se përveç pakënaqësive është duke u bërë shkelje e pikës 10 të nenit 37, i cili përcakton parakushtet që duhen përmbushur para se të fillojë mbledhja e kontributeve.

Ndryshe, këtë vendim e ka mirëpritur Oda Ekonomike Amerikane, e cila një javë më parë ka kërkuar pezullimin e këtij procesi.


VENERA_SHTYHEN_SIGURIMET_23_1 Shtyhet për në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...