Tre vjet burgim për Hysni Hoxhën për keqpërdorim të detyrës zyrtare [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:32      

Është dhënë vendimi i Gjykatës në një nga 4 rastet ku akuzohet ish-shefi i Organit Shqyrtues të Prokurorimit.

Hysni Hoxha është dënuar me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës gjithashtu ia ka ndaluar ushtrimin e funksioneve publike për 3 vjet, pas plotfuqishmërisë së vendimit, raporton KTV.

Rasti ka të bëjë me favorizim në tenderin për instalimin e grupeve matëse në kufi, të Operatorit të Sistemit dhe Transmisionit dhe Tregut të Energjisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Shqipërisë.

Tenderi në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh i ishte dhënë konsorciumit NP “Monten & G3 Inxhinjering” në shtator të vitit 2014.

I njëjti tender ishte anuluar 4 herë.

Hoxha e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës dhe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Hysni Hoxha ka edhe 3 aktakuza tjera, me të cilat po përballet në cilësinë e shefit të panelit të OSHP-së.

Ai ka kryesuar Organin Shqyrtues të Prokurimit në dy mandate, institucionin që kontrollon të gjithë tenderët publikë në vend.

Para kësaj, ai ka qenë asamblist i PDK-së në Prizren.


Tre vjet burgim për Hysni Hoxhën për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...