Ekzekutivi megjithatë vendos për matje të territorit [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:14      

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, atë që e kishte deklaruar kohë më parë edhe e vendosi, krijimin e një komisioni për matjen e kufirit me Malin e Zi.

Ky komision, i cili ka për qëllim vërtetimin nëse Kosova ka humbur ose jo territor nga ratifikimi i vijës kufitare me këtë shtet fqinj, do të përbehet nga shumë institucione, duke përfshirë këtu edhe opozitën, raporton KTV.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, tha se territori do të matet para dhe pasi që është caktuar vija kufitare, në mënyrë që, sipas tij, të shihet a ka ndonjë ndryshim apo jo.

Ndërkaq, ky komision do ta ketë edhe mbikëqyrjen nga ndërkombëtarët si Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe EULEX-i.

Opozita deri tash ka kundërshtuar fuqishëm këtë ide.

Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të menaxhimit të integruar të kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Udhëheqësja e dialogut, Edita Tahiri, tha se ky proces është duke u zhvilluar me efikasitet dhe se ndërtimi do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm.

Vendimi për shpronësim është nxjerrë pas kërkesës nga IBM-ja në gusht të këtij viti.


Ekzekutivi megjithatë vendos për matje të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...