Konjufca: Për murin fajtor ju, aq sa Serbia e strukturat e saj ilegale

23 Dhjetor 2016 - 18:35      

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se fajtor pse ngrihet një mur në Mitrovicë nuk është vetëm Serbia dhe strukturat ilegale të saj, por faj, sipas tij, kanë edhe politikat e Qeverisë së Kosovës që lejojnë dhe legalizojnë struktura të tilla.

“Ajo që më bën përshtypje është një dyfytyrësi me këtë çka na ka ndodh deri më tash. Theksi vendoset tek Serbia, strukturat ilegale të tyre. Mos harroni, po aq të dëmshme sa këto struktura, është edhe një politikë vendore, që iu ka përshtatur strukturave të paligjshme të Serbisë”, tha Konjufca.

Duke folur në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, Konjufca tha se problemi do të kishte qenë shumë më i vogël nëse do të ishin përballur të gjithë bashkë me strukturat e Serbisë në Kosovë.

“Problemi më i madh i Kosovës është që politikat vendore po i legalizojnë këto struktura ilegale të Serbisë. Problemi i vërtetë nuk janë thjesht strukturat ilegale, janë bashkëpunëtorët tuaj, që i keni krijuar vet, që e qesin barrikadën, që e zënë urën, që e ndërtojnë urën”, tha ai, duke shtuar se barrikadën në Mitrovicë e ka vënë kryetari i sotëm i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Ai bëri fajtorë ministrat e kaluar në Qeverinë e Kosovës, duke fajësuar edhe parafolësin e tij, Sadri Ferati, ish-ministër i MAPL-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...