Ferati: Muri është irritues dhe monstrum

23 Dhjetor 2016 - 18:18      

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në Mitrovicë, ka theksuar muri është irritues dhe është një monstrum.

“Këto ditë është paraqitë një mur dhe është bërë një debat i madh, por gjithçka ishte irrituese me ndërtimin e murit. Jam i sigurt, se ky muri ka një mesazh dhe flet diçka. Neve përnjëherë na mbin një mur, ai është një monstrum kur shikohet nga jugu, dhe parqet politikat reale nga pjesa e atyre që e kanë ndërtuar. Për ta bërë më të frikshme, serbët kanë paraqitë këtë mur, pra për frikë. Muri është vetëm një produkt i vogël i asaj gjendje reale që bëhet në atë pjesë të veriut”, tha Ferati.

Ferati ka shtuar se nuk i kontribuojnë situatës me deklarata me eufori, prandaj, bëri thirrje për “të gjithë bashkë për një Kosovë të integruar me të drejta të barabarta edhe në veri të Mitrovicës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...