Ardhja e mërgimtarëve për fundvit kthen kolonat në Merdare

23 Dhjetor 2016 - 16:50      

Janë rikthyer sërish kolonat e gjata në Merdare.

Sipas mërgimtarëve që kanë marrë rrugën me familjet e tyre për të pritur festat e fundvitit në vendlindje ata po presin në kolona shumë kilometërshe brenda territorit të Serbisë.

Ata kanë bërë të ditur se koha e pritjes në kolona sillet mes 7 e deri në afër 20 orë dhe se pjesa dërrmuese e automjeteve janë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien duke e bërë edhe më të vështirë qëndrimin në kolona.

Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta që po i bënë pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.

Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve që të ndërmarrin masa për të zhbllokuar situatën.

Kohavison ka bërë përpjekje për të vënë kontakt me zëdhënësit e Policisë së Kosovës, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...