Zaev i bindur: Shqiptarët nuk do të bashkëpunojnë me Gruevskin

23 Dhjetor 2016 - 15:57      

Shkup, 23 dhjetor- Zoran Zaev mbetet i sigurtë se shqiptarët nuk do të bashkëpunojnë me regjimin e Gruevskit që është servuar për 15 vite me rradhë në Republikën e Maqedonisë. Githashtu potencon haptas se është i gatshëm që të ulet në bisedime me partitë shqiptare dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre.

“Jemi të hapur për bisedime me partitë shqiptare. Pa dallime. Jam i bindur se partitë shqiptare s’do të bashkëpunojnë me regjimin”-nënvizon Zoran Zaev

Ai më tëj shton se duhet të mbrohet dhe respektohet vullneti i qytetarëve, po ashtu thekson se liderët janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe se partitë obligohen që të bëjnë reforma. Gjithë ato që koalicionojnë më VMRO-DPMNE sipas tij janë pro regjimit. Zaev hedh poshtë tezën se ekzistojnë ide për kantonizim dhe federalizim.

“Do ta mbrojmë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët u deklaruan për jetë dhe ndryshime. Më 11 dhjetor fitoi koncepti i bashkimit kundër ndarjeve. Përgjegjësi kanë liderët, nëse liderët nuk respektojnë vullnetin e qytetarëve. Partitë obligohen për reforma. Ata që koalicionojnë me VMRO-DPMNE do të thotë se janë pro regjimit. Nuk ekziston ide e kantonizimit dhe federalizimit. Këto ide ekzistojnë vetëm në kokën ë Nikolla Gruevskit”, tha mes tjerash lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...