Ostreni, Memedi dhe Sela do të shkojnë te Ahmeti me kërkesa te shumta

23 Dhjetor 2016 - 15:54      

Shkup, 23 dhjetor - "Alenaca për Shqiptarët" ka pranuar ftesën e Ali Ahmetit dhe nesër do të merr pjesë në takimin me liderët, por nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre që i kanë shprehur para elktoratit, dhe tani i kanë si kusht për negociata për formimin e qeverisë, transmeton Zhurnal.

Koalicioni Uniteti, RDK dhe partia e Zijadin Selës, ashtu si thonë ata, kanë një kusht shumë të rëndësishëm, ajo është se është e pamundur që të negocionohet me politikan të cilët janë të dyshuar për krim.

"Gjatë fushatës zgjedhore kemi thënë se nëse fitojmë shumicën e votave, Aleanca për Shqiptarët do ti ftoj të gjitha partitë shqiptare në negociata. Me atë qe fituam 40.000 vota, kemi fituar tre deputet, dhe nuk jemi në pozicion për ti thirrur partitë poltike, prandaj do ta pranojmë ftesën e BDI-së dhe do të shkojmë në takim nesër me kërkesat dhe kushtet tashmë të njohura” tha Zulfi Ademi nga Uniteti.

Është e njohur se "Aleanca për Shqiptarët" kërkon që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndarja e buxhetit që do të ndalojë eksploatimin e shqiptarëve, barazi e plotë.

Vesel Memedi, lideri i RDK-së konfirmon se do të marrë pjesë në takimin me Ahmetin, por thekson se nuk ka informacione të sakta se për çfarë konkretisht do të diskutohet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...