Dënim me burgim dhe gjobë për dy zyrtarë në Ferizaj

23 Dhjetor 2016 - 14:22      

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 23 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S.Rr dhe S.R., njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Ata, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale në vazhdim përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit S.Rr për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim përvetësimi në detyrë, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) euro.

I akuzuari S.R, për të njëjtën vepër penale u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro.
Trupi gjykues po ashtu obligoi të pandehurit që palës së dëmtuar t’i kompensojnë shumën prej dhjetëmijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë (10.711.16) euro.

Ndaj të pandehurve S.Rr dhe S.R, ishte ngritur aktakuzë sipas dyshimit të bazuar. Ata nga janari i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2015, i akuzuari i parë S.Rr si person përgjegjës në filialin e një institucioni financiar në Ferizaj, kurse i akuzuari S.R si punëtor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë përvetësuar shumën prej 10.711.16 euro, e cila është paguar nga klientët e një kompanie sigurimesh për polisat e sigurimit të automjeteve, si dhe shumën prej 1.647.38 euro që janë paguar në emër të një kompanie tjetër sigurimesh të cilat i kanë paguar klientët për polisat e sigurimit të automjeteve.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...