Rama: Duam të jemi në koalicion me LSI-në

23 Dhjetor 2016 - 14:03      

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e ardhshme të hyjë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këtë deklaratë, kreu i PS-së e bëri në mbledhjen e Asamblesë.

“Ne do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara dhe patjetër që qëllimi ynë strategjik është të jemi bashkë në koalicion me LSI-në. Shumëkush thotë që të ikim vetëm sepse kanë ankesa për LSI-në, por kjo është strategjike dhe nuk ka lidhje me sjelljet e caktuara të njerëzve të tyre apo të njerëzve tanë. Ne duhet ta shohim këtë në planin strategjik. Do të thoni ju, “po pse nuk e thonë ata këtë gjë”? I madhit i takon të flasë, ndërsa të voglit i takon të mendohet. Unë jam besimplotë që ne do të shkojmë së bashku dhe pavarësisht të gjithave, dua që ta kuptoni që është aleancë strategjike për të ardhmen dhe jo taktike për pushtetin tonë”, shpjegoi Rama.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi përpjekjen e Partisë Demokratike kundër ligjit të “vetting”-ut. “Tërmeti në Pallatin e Drejtësisë ka nisur”, tha Rama.

“Sot, në Pallatin e Drejtësisë ka nisur tërmeti, por realisht nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi kryeministri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...