SBASHK do të kërkojë rritjen e pagave në bazë të rritjes buxhetore

23 Dhjetor 2016 - 13:54      

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës gjatë këtij ka shënuar disa suksese siç është marrëveshja me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pensionet e mësimdhënësve, arritjen e bashkimit të pagës bazë me atë shtesë në UP etj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë në një konferencë për medie se e arritura më e madhe e SBASHK-ut në këtë vit ka qenë arritja e besimit të punonjësve të arsimit në këtë sindikatë.

Po ashtu, Jashari i ka përgëzuar mësimdhënësit e Kosovës për përfundimin e gjysme vjetorit të parë të vitit 2016/17.

“Arritje tjetër e madhe është arritja enjë marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale për ta tejkaluar defektin rreth pensioneve të një pjesë të mësimdhënësve të cilët fillimisht po dilnin me pensionin e pleqërisë, por falë angazhimit të madh të SBHAK-tu dhe mirëkuptimi të ministrit Kujtim Shala, Arsim Bajrami deh Arban Abrashi ky defekt u mënjanua dhe kolegët tanë tani gjithë kohën gëzojnë pensionin e plotë”, ka thënë ai, transmeton kp.

Po ashtu, Jashari është shprehur se arritje tjetër është ajo e bashkimit të pagës bazë me pagën shtesë për punonjësit e administratës së Universitetit të Prishtinës.
Jashari ka folur edhe për rezultatin e vlerësimit PISA për çka ka thënë se nuk është përgjegjës vetëm një njeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...