Bujar Nishani përkulet para varrit të Sami Frashërit në Stamboll

23 Dhjetor 2016 - 12:19      

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kreu i Shtetit organizoi edhe një takim-pritje me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Stamboll dhe nga qytete të tjera të Turqisë, ku shprehu mirënjohjen për kontributin që këto shoqata kanë dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kulturore e historike të shqiptarëve në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve.

Presidenti Nishani e konsideroi komunitetin e shqiptarëve në Turqi si një prej komuniteteve më të mëdha jashtë trevave shqiptare, si dhe theksoi se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër janë krenarë me kontributin që ky komunitet ka dhënë për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale të Shqipërisë pas ndryshimeve demokratike, për pavarësinë e Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve e të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës zhvilloi homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm.

Në homazhe morën pjesë edhe trashëgimtarë të brezit të tretë të Sami Frashërit, shqiptarë të shumtë me banim në Stamboll si dhe Presidenti i Klubit Sportiv “Gallatasaraj”, klub i themeluar nga djali i Sami Frashërit, Ali Sami Yen, në vitin 1905. Për nder të Sami Frashërit dhe djalit të tij, Ali Sami Yen, Presidenti Nishani la një shënim edhe në librin e miqve të Klubit të Futbollit “Gallatasaraj” të Stambollit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...