23 Dhjetor 2016 - 12:12
Thaçi në fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe ligjin.
Ai tha se vendi ynë ka legjislacionin më të mirë në rajon por ka vërejtur disa mangës, prandaj menjëherë ka kërkuar ndryshimin e kodit penal me qëllim që askush të mos keqpërdorë mangësinë e ligjit.
“Në kuadër të punës për forcimin dhe sovranitetin shtetëror kam vizituar pikën kufitare në Jarinë. Sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet nga askush. Kosova është një edhe e pandashme. Nuk do të ketë barrikada dhe as mur. Muri nuk do të qëndroj aty. Nuk do të negociohet por do të hiqet nga baza”, tha ai.
Kurse, sa i përket procesit të reformës elektorale, ai tha se mbetet në vullnetin e deputetëve që propozimet të shndërrohen në vendime, në mënyrë që të respektohet vota e qytetarit.
“Korrupsioni dhe krimi ekonomik mbetet në nivelin me të lartë dhe kjo duhet të zgjidhet menjëherë nga institucionet e vendit. Kjo punë nga institucionet e sigurisë është për çdo vlerësim por duhet të bëhet edhe më shumë“, tha ai.
Në mes të këtyre sukseseve, ai tha se kanë pasur sfida, si mos ratifikimi i demarkacionit dhe asociacionit.
“Demarkacioni është marrëveshje është e drejtë. Reagimet kundër kanë dëmtuar më të pafajshmit qytetarët që s’mund të lëvizin lirshëm. Reagimi kundër ishte interes e ngushtë politik ose injorancë profesionale. Prandaj shteti ynë do të qëndroj prapa gjithë obligimeve ndërkombëtare që ka marrë”, tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...