KQZ-ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve Drenasit

23 Dhjetor 2016 - 11:47      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, njofton kumtesa nga KQZ, transmeton Koha.net.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave në Vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe Gjykata Supreme e Kosovës, KQZ-ja Certifikon Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc), të mbajtura më 18 dhjetor 2016.

Në Komunën e Drenasit (Gllogocit), Kryetar Komune është zgjedhur Ramiz Lladrovci nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14 mijë e 537 vota apo 62.55% të votave.

Lidhur me vendimin e KQZ-së për Certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...