Prodhime nga shafrani i Kosovės nė tregun e Krishtlindjeve nė Bruksel [foto]

23 Dhjetor 2016 - 11:20      

Kryeqyteti i Evropės ėshtė nė atmosferė festive, edhe pse ajo duket tė mos jetė sikur viteve tė mėparshme pėr shkak tė frikės nga sulmet terroriste.

Ky vit qė po kalon ka qenė njėri ndėr mė tė vėshtirėt pėr Brukselin, i cili po ashtu ishte cak i sulmeve terroriste. Por pėr shumė qytetarė jeta vazhdon dhe qyteti ėshtė stolisur pėr festat e fundvitit, madje edhe mė shumė se viteve tė mėparshme. Pjesė e pashmangshme ėshtė edhe “Tregu i Krishtlindjeve”, qė ėshtė vendosur nė Sheshin e Shėn Kanarinės, rreth tė cilit kėsaj radhe shihen edhe forca tė shtuara tė policisė dhe ushtarė me armė tė gjata, raporton korre4spondenti i “Kohės Ditore” nga Brukseli, Augustin Palokaj. Ndėr shumė shtande nė kėtė treg shohim nė njė nga ta flamuj tė Kosovės, ku hasim edhe Avni Lumen, njė ndėrmarrės Kosovarė i cili na thotė se aq sa ka dėgjuar nga organizatorėt, pėr herė tė parė nė Tregun e Krishtlindjeve nė Bruksel ka njė shtand me prodhime nga Kosova.

Nė shtandin e stolisur bukur shihen prodhime tė shumta nga shafrani i prodhuar nė Kosovė, nė rrethin e Gjakovės. Pos shafranit tė terur shiten edhe prodhime pėr tė cilat ėshtė pėrdorur kjo melmesė. Ka aty mjaltė nga shafrani, bonbone, reēel, gurabija. Tė gjitha tė paketuara mirė. Kalimtarėt provojnė kėto prodhime, disa ndalen dhe blejnė ndonjė gjė, dhe disa habiten se si nga Kosova vjen shafrani. “Puna nė ditėt e para ka shkuar jashtėzakonisht mirė. Deri tė hėnėn ka pasur shumė njerėz. Por nė mbrėmjen e tė hėnės pėrnjėherė u zbraz”, na thotė Avniu, duke pėrshkruar reagimet nė Bruksel pas lajmeve qė njė treg i ngjashėm i krishtlindjeve nė Berlin ishte sulmuar atė natė.

Edhe pse ka njerėz nė treg numri ėshtė dukshėm mė i vogėl sesa qė do tė ishte sikur njerėzit tė mos kishin frikė, na thonė edhe shitėsit nga shtandet e tjera. Ka shtande me prodhime nga vendet e ndryshme, e Brukseli mbetet qendėr ku nė njė hapėsirė shumė ėt vogėl takon njerėz nga vendet e ndryshme. Dallojnė sidomos shtandet nga Finlada, vendi nga i cili, sipas legjendės vjen edhe Babadimri. Avni Luma na thotė se idenė qė nė Kosovė tė prodhojė shafran e ka dėgjuar nga tash partneri i tij nė kėtė investim, Nocolas Jenssen, njė belg i cili ka shėrbyer nė mision tė BE-sė nė Kosovė. Thotė se ka edhe tė tjerė nė Kosovė, tė cilėt kanė nisur prodhimin e shafranit, sidomos nė rrethin e Krushės dhe tė Gjakovės. Atyre u ka ndihmuar USAID-i duke u dhėnė farat.

“Ėshtė njė punė jo e lehtė ndėrsa fitimi duhet tė vijė pas disa viteve. Pėr 1 gram shafran duhen sė paku 200 lule. Por dita ditės po arrijmė tė gjejmė treg tė ri jashtė Kosovės pėr kėto prodhime”, thotė Avniu. Ai numėron vendet nė tė cilat deri me tash ka marrė pjesė nėpėr panaire nga Frana, Gjermania e deri nė Kanada dhe Dubai. “Tė gjitha pjesėmarrjet nė panaire janė shpenzime tė mėdha. Por pa to nuk mund tė depėrtojmė me prodhimet tona jashtė Kosovės. Do tė ishte mirė sikur nga qeveria tė kishim mbėshtetje sė paku pėr pjesėmarrje nė panaire tė tilla”, thotė bashkėpronari i kompanisė “Safran&Ko” Avni Luma.

Nė Belgjikė ai ka promovuar prodhimin e tij edhe mė parė, ndėrsa pėr shafranin nga Kosova ka shkruar edhe gazeta e njohur” La Libre Belguique”. Nė Sheshin e Shėn Katarinės Avniu vazhdon promovimin dhe shitjen e prodhimeve nga shafrani i Kosovės deri mė 2 janar tė vitit tė ri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...