Me Ligjin për amnisti në Shqipëri përfitojnë 670 të dënuar

23 Dhjetor 2016 - 09:55      

Tirane, 23 dhjetor - Kuvendi mbylli të enjten në mbrëmje punimet e sesionit parlamentar me miratimin e Pr/ligjit “Për amnistinë”. Me 84 votat e deputeteve te maxhorancës iu hap rruga faljes për 670 të dënuar, që kryesisht i përkasin grupeve të margjinalizuara. Ligji nuk amniston ata që janë nën hetim për korrupsion, për vrasje, si dhe përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje.

Ndryshimet në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura” u miratuan me 75 vota, ndërsa ratifikimi i dy marrëveshjeve, ajo për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Greqi – Shqipëri u kalua me 78 vota dhe marrëveshja tjetër për bashkëpunimin ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020 u miratua me 79 vota.

Ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në, “për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit” mori edhe votat e opozitës, 93 gjithsej, ndërsa ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” u miratuan me 72 vota.

Në séancën e fundit për këtë vit, Kuvendi miratoi edhe disa vendime. Kështu, me 77 vota u miratua struktura dhe përbërja e Autoritetit të Dosjeve, ndërsa me 60 vota pro, 8 vota kundër dhe 5 abstenime Juljana Latifi u zgjodh kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Kuvendi vendosi sot dhe mbylljen e veprimtarisë dyvjeçare të Komisionit të Posaçëm të Reformës në sistemin e drejtësisë. I ngritur me një vendim të Kuvendit më 27 nëntor 2014, komisioni rezulton se e ka përmbushur funksionin e tij me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në muajin korrik dhe më pas me miratimin e 7 ligjeve në muajin tetor, pjesë e paketës mbështetëse për zbatimin e reformës në drejtësi. “Pas kalimit të Vetting-ut puna është thuajse e kryer dhe vazhdon me komisionin e Ligjeve”, u shpreh kryeparlamentari Ilir Meta, pas votimit te vendimit.
Ne fund te punimeve te sotme kryetari i Kuvendit njoftoi mbylljen e sesionit te 7-te të Legjislaturës se VIII-te, ndërsa falënderoi deputetet për punën e bërë gjatë këtij sesioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...