Një vit nga vendimi i Kushtetueses për AKS-në

23 Dhjetor 2016 - 08:29      

Gjykata Kushtetuese e Kosovës para një viti kishte vendosur që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk është tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse.

Gjykata kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet siç është paraparë me marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Sipas Gjykatës Kushtetuese parimet e përgjithshme në këtë asociacion nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

Nga Gjykata është kërkuar që të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore” [Parimet], me frymën e Kushtetutës, gjegjësisht me nenin 3, paragrafi 1 [Barazia Para Ligjit], me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjykata konkludoi se është Marrëveshja e Parë, e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 qershor 2013 dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ajo e cila parasheh themelimin e Asociacionit/Bashkësisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Parimet janë një dokument i ndërmjetëm, në bazë të të cilit akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti do të elaborohen në zbatimin e tyre.

Gjykata ka vendosur se këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje veçanërisht me nenet 3, 7 dhe 12 të Kapitullit II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44 të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre], me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës siç është arsyetuar në Aktgjykim.

Gjykata nënvizon se është përgjegjësi kushtetuese e autoriteteve përkatëse që të përfshijnë këto konkluzione në aktet ligjore që do të pasojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...