Gjermania arreston dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmit

23 Dhjetor 2016 - 07:57      

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen, transmeton rel.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...