Si erdhi deri te kontrata e PTK-së me Z-Mobile dhe kush e kërkoi këtë

22 Dhjetor 2016 - 23:51      

Një shkelje e kontratës, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit, mes PTK-së dhe Z-Mobiles, i ka kushtuar PTK-së rrjedhimisht Qeverisë së Kosovës 30 milionë euro.

Deri te kjo kontratë, sipas ish-drejtorit ekzekutiv të PTK-së në periudhën 2008-2011, Shyqri Haxha, kishte ardhur me kërkesë të PTK-së, transmeton Koha.net.

“PTK-ja më 2006 e ka bërë kërkesën për një operator tjetër, për Z-Mobile. Më 2008 kam ardhur të jetojë në Kosovë vetëm për të udhëhequr PTK-në. Është aprovuar kërkesa nga ART-ja tash ARKEP-in. Është aprovuar edhe nga Bordi i PTK-së, kontrata është shkruar nga ekspertët ligjorë të PTK-së. Rezoluta e Bordit të PTK-së thotë se kontrata e obligon menaxhmetin të implementojë kontratën. Kjo kontratë edhe pa u nënshkruar ka qenë e implementuar, ka thënë një avokat që ka mbrojtur PTK-në”, ka thënë Haxha në "Interaktiv" të KTV-së.

Ai më tej ka thënë se Z-Mobile ka shfrytëzuar hapësirën e pashfrytëzuar duke paguar për këtë.

“PTK në atë kontratë i ka dhënë Z-Mobiles i ka dhënë hapësirën e pashfrytëzuar. Shpenzimet që PTK i bën për Z-Mobile, ato i paguan Z-Mobile, edhe njerëzit që kanë punuar për Z-Mobile brenda postës janë paguar nga ata”, shtoi Haxha, teksa thotë se sipas kërkesës së tij, Blerim Devolli kishte lëshuar pe dhe kishte hequr 5% nga fitimi i Z-Mobiles për t’ia kaluar fitimet PTK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...