Haxha: Vendimi i Arbitrazhit është manipulim i PTK-së, ja çka kishte kontrata me Z-Mobile

22 Dhjetor 2016 - 23:39      

Shyqri Haxha, ish-shef i PTK-së, e i hetuar për nënshkrimin e marrëveshjes për shkeljen e kontratës me operatorin Z-Mobile, ka folur direkt në “Interaktiv” të KTV-së, pas humbjes së rastit nga Qeveria kundrejt operatorit Z-Mobile.

Haxha ka thënë se kur ka shkuar në PTK ka pasur dy vite prej kur është bërë ajo kontratë dhe nuk e ka sjellë ai kontratën aty, mirëpo vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i është dukur shqetësues dhe i papritur, transmeton Koha.net.

Gjithë këtë ai e ka quajtur manipulimi menaxhmetit të PTK-së.

“Vendimi i Arbitrazhit nuk ka të bëjë me kontratë, është keqkuptim dhe manipulim i menaxhmetit të PTK-së. Ka të bëjë me vendimin e ARKEP-it që janë jashtë kontratës”, ka thënë Haxha, teksa ka shtuar se çka kishte obliguar ARKEP-i PTK-në të përmbushte jashtë kontratës.

“Kontrata parasheh 200 mijë numra, asnjë më shumë. Pasi kam dalë unë dhe pas një 5-6 drejtorëve aty, disa ushtrues detyre, brenda kësaj kohe, ARKEP-i e ka obliguar PTK-në që t’i lëshojë 1000 numra jashtë kontratës dhe 3G e 4G nuk ka të bëjë me kontratë. Rregullatori mund ta detyrojë operatorin ta zbatojë një vendim, ata e kanë detyruar PTK që t’i japë edhe 100 mijë numra jashtë kontratës”, përfundoi Haxha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...