Kosova i refuzon vizën bashkëshortes ruse të shtetasit amerikan që punon në Bondsteel

23 Dhjetor 2016 - 07:35      

Mungesa e 4 anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin e ankesave për të huajt, i ka shkaktuar probleme shtetases ruse, Irina Dzhons, e cila është e martuar me një amerikan që punon në kampin ushtarak Bonsteel, shkruan sot Koha Ditore.

Dy herë radhazi më herët, ajo kishte pasur vizë për Kosovë ku jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët, ndërsa herën e tretë Ambasada e Kosovës në Maqedoni ia kishte refuzuar vizën.

Ambasada pas refuzimit që ta pajiste me vizë kosovare i kishte sugjeruar që të bënte ankesë në Zyrën për të huajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Por, janë bërë gati 2 muaj që ankesa nuk është shqyrtuar si pasojë e mungesës së anëtarëve të Komisionit që merret me shqyrtimin e ankesave për të huajt, pasi ata tashmë i kanë ndërruar pozitat dhe s’mund të jenë pjesë e Komisionit.

Bashkëshorti i shtetases ruse, Jerry Paul Jones, ka thënë se po trajtohen padrejtësisht edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, sepse të gjitha procedurat që ua kanë kërkuar i kanë kryer dhe nuk kanë marrë përgjigje.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...