23 Dhjetor 2016 - 07:11
Ajo me gjashtë kanalet e veta ndodhet sërish në mesin e subjekteve të licencuara që nuk kanë bërë pagesën e tarifës për licencë për vitin 2016. Në listën që gazeta ka siguruar janë gjithsej 66 nga 200 subjekte të licencuara që nuk kanë bërë pagesë për këtë vit, borxhi i të cilave sillet rreth 124 mijë euro.
Në listë figurojnë 24 radio, 5 televizione, 30 operatorë shpërndarës të programeve dhe 8 operatorë të shpërndarjes. Borxhliu më i madh është transmetuesi publik RTK-ja (RTK 1) me borxh prej 15.120 eurosh, i pasuar nga Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2, me nga 10.080 euro borxh, si dhe nga Radio Dukagjini, që e ka paguar vetëm gjysmën e licencës dhe borxhi i saj është 5.040.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...