Ministria fillon jashtëligjshëm mbledhjen e parave për sigurime shëndetësore

23 Dhjetor 2016 - 06:51      

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2017 janë të obliguar të paguajnë sigurimet shëndetësore. Vendimin për këtë e ka sjellë Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, është vetë ajo që nuk e ka përcaktuar ende datën se kur kontribuuesit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore mund t’i gëzojnë shërbimet.

Krijimi i sistemit informativ shëndetësor, hartimi i listës së shërbimeve bazike, miratimi i akteve nënligjore dhe krijimi i një liste të çmimeve të shërbimeve, janë disa nga veprimet paraprake që do të duhej të ndërmerreshin dhe pa të cilat nuk mund të nisë zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore. Shumica prej tyre nuk janë gati dhe rrjedhimisht zbatimi konsiderohet i jashtëligjshëm nga disa institucione.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...