Për përçarjen e tyre në Kosovë, serbët fajësojnë Vulinin

22 Dhjetor 2016 - 22:25      

Zëvendëskryeministri i Kosovë, Branimir Stojanoviq, ministri për Komunitete e Kthim, Dalibor Jevtiq dhe ish – ministri i MAPL-së Lubomir Mariq kanë kumtuar sot se nëse Aleksandar Vulin nuk është urdhërdhënës i kthesës kundër serbe në Kosovë, duhet që nga Lëvizja Socialiste të përjashtojë aktorët e përçarjes së bashkimit kombëtar serb, transmeton Koha.net.

Për fat të keq, kanë thënë ata, në një moment vendimtar Vulin ka treguar fytyrën e vet të vërtetë dhe ka konfirmuar për aleancën që partia e tij në Kosovë e ka bërë me Isa Mustafën, përcjell FoNet kumtesën e tyre.

Sipas tyre, një grup i vogël i kukullave të tij politike në Kosovë, nuk do të guxonte të sulmonte Listën Srpska dhe Partinë përparimtare serbe pa përkrahjen dhe sigurinë e tij se kjo nuk do të ndëshkohet.

Ata theksojnë se në vend që të distancohet nga problemet që vetë i ka bërë, Vulin duhet të shikohet në pasqyrëdhe të mendojë mirë nëse e meriton të quhet ministër serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...