Veseli flet për debatet e ashpra mes ish-ushtarëve të UÇK-së [video]

22 Dhjetor 2016 - 20:34      

Kadri Veseli, i pari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës në “Rubikon” të KTV-së ka folur për debatin “online” mes Ramiz Lladrovcit dhe Jakup Krasniqit, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë folur asgjë për kundërshtarët gjatë zgjedhjeve.

“Nuk e kam pranuar e as nuk do ta pranoj për luftë politike gjuhën e urrejtjes. Në asnjë moment nuk ka pas gjatë tubimeve në Drenas gjuhë fyese për Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin e Isa Xhemajlajn”, ka thënë Veseli.

Për fjalët që kanë folur të tjerët për Lladrovcin, Veseli ka thënë se e kanë prekur shumë familjen e Lladrovcit.

“E kanë prekur shumë Ramiz Lladrovcin, sidomos familjen. Nuk ka më rëndë se baba e nana e Ramiz Lladrovcit me dëgju diçka të tillë. Nuk është e mirë as kjo që po e bën as Ramizi. Nuk mund të futemi në diçka se nuk është tu na bë nder as atyre e as neve. Ajo që do duhej të ishte fokusi i Lladrovcit është detyra që e ka si kryetar i Drenasit”, ka shtuar Veseli.

Këto debate mes ish-ushtarëve të UÇK-së, ai ka thënë se janë ego të pasluftës nga dëshira për pushtet.

“Pse të mos themi më shumë që janë ego të pasluftës se koha e luftës ka qenë aq e shenjtë e aq e ëmbël në kuptim e dhembjes së humbjes së bashkëluftëtarëve. Ka ego aq të madhe që vjen nga dëshira e madhe për pushtet”, tha Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Kadri Veseli në Rubikon - KTV by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...