Veseli: Nuk kam dyshuar kurrë në fitore në Drenas [video]

22 Dhjetor 2016 - 20:15      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli në “Rubikon” të KTV-së sonte ka folur për zgjedhjet në Drenas.

Zgjedhjet në Drenas kanë qenë një test i mirë për demokracinë, transmeton Koha.net.

“Janë dy momente të rëndësishme prej të cilave kemi dalë në Drenas. Është një se në Drenas mbahen zgjedhje të lira e demokratike, një proces fer dhe pa asnjë kontestim dhe në anën tjetër kemi një fitore të PDK-së, të pakonsoliduar, një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të jashtëzakonshëm”, ka thënë Veseli , teksa e ka konsideruar bastion Drenasin, përkundër fjalëve të opozitës se tashmë nuk ka bastione.

Ai ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë në fitore.

“Asnjëherë nuk kemi pasur dyshim në fitoren tonë. Ajo që ka shkuar më së shumti në rregull janë zgjedhjet demokratike. Asnjë moment nuk e kam pas dilemën se nuk do të fitojmë bindshëm në PDK-në. Ajo që ishte e dhimbshme ishte dënimi i ish kryetarit, proces politik që na ka prek të gjithëve”, ka shtuar Veseli.

Zgjedhjet, sipas Veselit, kanë qenë proces politik tërësisht i imponuar.


Kadri Veseli në Rubikon - KTV by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...