22 Dhjetor 2016 - 19:31
Institucionet përgjegjëse vazhdojnë të mos ofrojnë kurrfarë përkujdesje për to, që do të duhej të ruheshin si dëshmi për luftën e kaluar.
Komisioni Qeveritar për persona të pagjetur, derisa po pret caktimin e një lokacioni për ndërtimin e një kompleksi, ide kjo e prezantuar vite më parë, ka siguruar një kontejner nga ish-misioni i UNMIK-ut për t’i vendosur rrobat.
Por, kryetari i këtij komisioni thotë se ende nuk kanë mundur ta gjejnë një lokacion për t’i vendosur ato, derisa po presin një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kohavisioni ka kërkuar përgjigje nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Megjithëse vite më parë u nënshkrua një memorandum ndërmjet drejtuesve të Komisionit për persona të pagjetur dhe atyre të Muzeut të Kosovës për transferimin e këtyre gjërave në këtë muze, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...