Përmbledhje e KTV-së për ndarjen e çmimeve “Rexhai Surroi” [video]

22 Dhjetor 2016 - 19:27      

Grupi Koha, për të nëntin vit me radhë, ka ndarë çmimet ‘Rexhai Surroi’ në letërsi dhe gazetari, raporton KTV.

Ceremonia e këtij çmimi u hap me një fjalim të publicistit dhe shkrimtarit Veton Surroi, i cili duke përmendur kontributin e Rexhai Surroit për zhvillimin e arsimit shqip, u shpreh se ndonëse kishte përpjekje të mëdha që gjuha shqipe të mos jetë e sharragjinjve dhe hamajve, sot në liri arsimi u shndërrua në mall për të grabitur e pushtuar.

Juria e përbërë nga Drenusha Zajmi – Hoxha, Kim Mehmeti, Halil Matoshi e Zenun Çelaj, sivjet ka përzgjedhur për Çmimin “Rexhai Surroi” romanin “Misioni rus” të Ibrahim Kadriut.

Ndërsa gazetari i “Zërit” Alban Selimi është fitues i çmimit prestigjioz për gazetari të shkruar “Rexhai Surroi”.

E çmimi për vepër jetësore iu nda këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Drejtoresha menaxhuese e grupit Koha, Flaka Surroi, u shpreh se edhe pse herët Pagarusha e la muzikën, ajo mori tituj e nofka që dëshmojnë kontributin e saj në muzikë. Pagarusha ka thënë se i falënderohet Zotit që ia mundësoi të marrë këtë çmim, sipas saj, shumë të dashur.


Përmbledhje e KTV-së për ndarjen e çmimeve... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...