22 Dhjetor 2016 - 19:21
Pos zgjerimit të pistës së hetimit nga ajo e vetëvrasjes në vrasje, ministrja ka kërkuar hetim edhe për dy mjekët që u caktuan nga familja Dehari dhe për avokatin e familjes.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk ka arritur të kuptojë dhe nuk e di se saktë çfarë ka kërkuar ministria, duke shtuar se ai nuk ka bërë asnjë tejkalim të autorizimit ligjor.
KohaVisioni ka provuar të kontaktojë edhe me dy ekspertët e pavarur, por ata nuk janë përgjigjur.
Vetë Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera kishin lejuar pjesëmarrjen e dy ekspertëve të caktuar nga familja Dehari dhe të avokatit të familjes, Tomë Gashi, në obduksion të të ndjerit Astrit Dehari.
Kjo ishte bërë publikisht dhe pa ndonjë shkresë që kufizonte ata që të mos nxjerrin raport pos atij të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...