22 Dhjetor 2016 - 19:14
Shefi i deputetëve serbë në Kuvend, Slavko Simiq, i cili ishte i vetmi që arriti të marrë fjalën në deklarime jashtë rendit të ditës, ka treguar se kundërshtimi për ligjin për Trepçën do të vazhdojë, ndërsa me këmbëngulje e kërkojnë Asociacionin.
Ai ka konfirmuar se Lista Serbe ka përjashtuar dy deputetë nga grupi parlamentar.
Të zëshëm ishin sidomos deputetët e AAK-së, të cilët protestuan që kryetari i Kuvendit ia dha fjalën Simiqit.
Teuta Haxhiu tha se nuk është e ndershme që një deputet që me trup është këtu e me mend në Serbi të vijë këtu e të na thotë se “na ka dërguar Vuqiqi”.
Për deputetin Nenad Rashiq përjashtimi i tij nga grupi ishte befasi, e thotë se nuk ka as dokument për këtë, sikurse që është edhe kthimi i serbëve në institucione.
Ndërkohë, ish zëvendëskryeministri i Kosovës që është deputet Slobodan Petroviq i është gëzuar kthimit të serbëve në institucione.
Thotë se janë vonuar shumë për projektet që lidhen me serbët. Pavarësisht që Rashiq thotë që s’ka dokument për përjashtim nga grupi, Petroviq thotë se Lista Serbe zyrtarisht i ka 9 deputetë.
Si u prit kthimi në Kuvend i Listës Srpska by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...