22 Dhjetor 2016 - 19:17
Në të tjera raste ai ka takuar presidentët, si atë të Austrisë dhe guvernatorin gjeneral të Kanadasë.
Në fakt, ai shtrëngoi duart edhe me presidentët e Sllovenisë Borut Pahor e me udhëheqësin e Vatikanit Papa Franceskon e II, por takimet me ta ndodhën në kuadër të forumit ekonomik në Slloveni, e në Vatikan me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.
Por, këto nuk mjaftojnë për ta promovuar Kosovën, për çka presidenti obligohet edhe me ligj, sipas nenit 84 pika 10 i cili thotë se ai udhëheq politikën e jashtme.
Se Kosova është në kohën kur i duhet mbështetje e vendeve të Evropës edhe Botës e thotë edhe ish-presidenti Sejdiu, i cili beson se roli i presidentit duhet aktivizuar. Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thotë se janë dy arsye të mungesave për ftesa bilaterale.
E para është ajo që tregon se shtetet e kanë humbur interesin për Kosovën dhe arsyeja e dytë, por jo më pak e rëndësishme, është çështja e Gjykatës Speciale dhe përfolja se ajo do të merret edhe me të kaluarën e Presidentit Thaçi.
KTV-ja ka më shumë se një javë që ka dërguar kërkesën në zyrën e presidentit Hashim Thaçi për të marrë një përgjigje për ftesat që ka pasur apo që ka marrë presidenti, qoftë për takime bilaterale apo multilaterale, por nuk ka marrë përgjigje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...