22 Dhjetor 2016 - 19:10
Me kërkesë të LDK-së, u tërhoqën disa pika të rëndit të ditës, për t’u futur buxheti në dy lexime.
PDK-ja doli me shumë ankesa për buxhetin, por tha se do ta mbështesë. Për opozitën, buxheti nuk ka asnjë dallim nga mënyra e gabueshme e përgatitjes së tij, siç e kanë bërë edhe qeveritë e kaluara.
Sipas Visar Ymerit, qeveria po mashtron me numra dhe së trumbetimi për një buxhet zhvillimor nuk mund të quhet i tillë, pasi pjesën dërrmuese të tij e mbulojnë të hyrat nga doganat dhe borxhet e jashtme.
Ndërkaq, AAK-ja dhe Nisma vlerësuan se ky buxhet do të shkojë për të paguar rrogat e qeverisë megalomane të instaluar. Nuk lanë pa ia përmendur koalicionit edhe fondin miliardësh të premtuar në fushatë dhe punësimin e mijëra njerëzve. Me buxhetin prej 2 miliardë eurosh, qeveria ka paraparë 4.4% rritje ekonomike.
Ky buxhet sërish do të mbushet nga të hyrat e doganave.
Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...