Forum ekonomik mes Kosovës e Italisë në fund të janarit në Romë

22 Dhjetor 2016 - 18:38      

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ministrin e Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano, me të cilin biseduan për raportet miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në planin ekonomik, mes Kosovës dhe Italisë.

Në takimin dy palësh të ministrave në Prishtinë u konfirmua mbajtja e Forumit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve me 31 janar në Romë, transmeton Koha.net.

Hoxhaj dhe homologu i tij italian biseduan edhe për një koordinim të detajuar për projektet e ardhshme në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali.

Në planin politik, Hoxhaj tha se Italia mbetet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të shtetit, iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut.

“Italia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Në takimin me ministrin Alfano patëm një koordinim të detajuar të hapave të mëtejmë sa i përket projekteve të ardhshme në procesin e Berlinit. Biseduam edhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin në organizata dhe dialogun, ku kemi përkrahjen e plotë të Italisë. Konsideroj se po hyjmë në një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ku u vlerësua kontributi i Kosovës në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm italian, ka disa ditë që ka marrë detyren dhe po e viziton Kosovën në fillim të mandatit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...