Buja për buxhetin e 2017-s: Kosova po shkon rrugës së Greqisë

22 Dhjetor 2016 - 18:29      

Shukri Buja nga PDK ka dhënë kritika të ashpra për projekt-buxhetin e vitit 2017.

Sipas tij ky buxhet do ta çojë vendin në shkatërrim. Ai përmendi disa nga këto shkaqe që sipas tij do ta falimentojnë shtetin sikurse që i ka ndodhur Greqisë.

“Nuk ka investime për qytetarët e Kosovës, pastaj ligji i veteranëve sepse 38 milionë euro janë të pamjaftueshme për veteranet sepse nuk janë as pensione ato që i marrin.

Kosova ka hyrë në borxh publik 700 milionë euro, rrezikshmëria e Gjykatës së Arbitrazhit mund të shtojë Kosovës në një miliard e gjysmë borxhe dhe Kosova po merr rrugën e Greqisë drejt falimentimit”, tha Buja.

Buja tha se investimet nuk janë për 46 për qind rritje, por shpenzimet janë për paga dhe mëditje dhe transfere.

“Ne si deputetë jemi të Kosovës dhe nuk duhet të rrezikojmë, duhet t’iu tregojmë se ky buxhet nuk është në të mirë të tyre, dhe as në mbrojtje të shtetit. Ky buxhet nuk është në mirën e zgjedhjes së të miras së pensioneve të veteranëve”, tha Buja.

Ai bëri thirrje që ky projektligj të tërhiqet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...