22 Dhjetor 2016 - 16:42
Sipas komunikatës ministrore, Zharku ka folur edhe në lidhje me “Partneritetin strategjik Kosovë – Shqipëri” dhe zhvillimin ekonomik në sektorin e energjisë dhe transportit, transmeton Koha.net.
“Sa i përket partneritetin për shtyllën e tretë gjegjësisht ekonominë, energjinë dhe transportin, dokumenti përcakton se Qeveritë tona, angazhohen për krijimin e një klime nxitëse biznesi në një treg të integruar, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i ekonomive plotësuese ndërmjet një strategjie afatgjatë. Në fushën e energjisë është paraparë punë intensive me partnerët për të mundësuar degëzim të TAP në Kosovë, si dhe ndërtimi i linjës ndërkufitare të tensionit të lartë të energjisë elektrike”, ka thënë Zharku, teksa ka shtuar se të dy qeveritë kanë shprehur përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë për transportin, turizmin si dhe hartimin e një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e ujërave.
Ai ka folur edhe për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës.
“Jam shumë i bindur se ky projekt madhor infrastrukturor është themeli i partneritetit strategjik midis vendeve tona. Besoj se të gjithë pajtohemi që në një të ardhme jo të largët ne duhet ta plotësojmë këtë vepër edhe me linjën hekurudhore Prishtinë – Durrë”, ka shtuar Zharku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...