Kadriaj: Buxheti i orientuar në asfalt e rrit korrupsionin

22 Dhjetor 2016 - 15:55      

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, duke diskutuar për buxhetin sot në Kuvendin e Kosovës tha se nuk ka investime për gjelbërimin e ambientit të Kosovës.

Ky buxhet sipas Kadriajt rrit vetëm korrupsionin ngase është i orientuar në autostrada dhe asfalt.

“Do të duhej të luftohej informaliteti dhe të mos kërcënohen veteranët e luftës për pension”, tha Kadriaj.

Sipas saj investimet në rajonin e Dukagjinit janë të vogla. Kadriaj tha se me rreth 55 milionë euro nuk mund të ketë investime në bujqësi dhe të rimëkëmbet ky sektor mjaft i çmueshëm për vendin.

Kadriaj tha se Doganat e Kosovës janë burim kryesor i arkës së shtetit, dhe për vitin 2017 mbetet një sfidë, ngase në vitin 2017 do të duhet të inkasojë 1 miliardë e 100 milionë euro.

Edhe Kadriaj u shpreh e shqetësuar për buxhetin për shëndetësi pasi sipas saj është i njëjtë dhe do të vazhdojë të përballet me shumë sfida.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...