Surroi: Në liri, arsimi u shëndrrua në mall për të grabitur e pushtuar

22 Dhjetor 2016 - 15:16      

Ceremononinë e nëntë me radh të çmimeve prestigjioze për letërsi dhe gazetari të shkruar “Rexhai Surroi” e ka bërë shkrimtari e themeluesi i Grupit KOHA, Vetn Surroi.

Duke përmendur kontributin e Rexhai Surroit për zhvillimin e arsimit shqip, Veton Surroi, u shpreh se “ndonëse kishte përpjeke të madhe që gjuha shqipe të mos jetë e sherragjinjve dhe hamajve, sot në liri arsimi u shëndrrua në mall për të grabitur e pushtuar”.

“Arsimi shqip mund të ndërtohet vetëm me një elitë të mirë dhe punëtorë të zellshëm. Por për t’u aktivizuar në këtë kauzë duhet të fitohet ndjenja e dhimbjes në trurin tonë që nuk është rrahje fizike por që ndihet njëjtë sepse të përjashtohesh sot nga zhvillimi është të jesh i fyer dhe i ofenduar dhe i kthyer në gjuhën e hamajve dhe sherragjive. Kjo ndjenj duhet ta zgjojë këtë popull nga gjumi”, është shprehur Surroi.

Kujtojmë se këtë vit, romani më i mirë në harkun kohor tetor 2015 – tetor 2016, u shpall “Misioni rus” i Ibrahim Kadriut. Lexo më shumë!

“Klinika ku verbërohen fëmijët”, i gazetarit të “Zërit” Alban Selimi mori çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar. Lexo më shumë!

Ndërsa Çmimi për Vepër Jetësore iu nda këngëtares Nexhmije Pagarushës. Lexo më shumë!

Flaka Surroi drejtoresha menaxhuese e grupit Koha u shpreh se edhe pse herët Pagarusha e la muzikën, ajo mori tituj e nofka që dëshmojnë kontributin e saj në muzikë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...